Itali, shqiptari i vë flakën vetes

«Dua te vdes, më lini të vdes». Ishin këto disa nga fjalët e përsëritura nga Georg Semir ndërkohë që trupi i tij përpihej nga flakët.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës rreth orës 20:00 në sheshin Vitoria, në Ragusano, ku shqiptari 33-vjeçar leu trupin me lëndë djegëse e më pas i vuri flakën vetes. Disa njerëz, dëshmitarë të ngjarjes, ndër të cilët edhe këshilltari komunal Giuseppe Cannella, janë përpjekur ta ndihmojnë të riun të shuante flakët më veshje dhe me pajijse të sjella nga tregëtarët e zonës.
Canella përshkruan situatën ndërsa tregon se kishte njoftuar menjëherë ekipet e shpëtimit, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve në trupin e të riut i cili kishtë rënë përdhe.
"Flakët i shpërfytyruan trupin –tregon Canella, veçanërisht kraharorin, fytyrën dhe flokët. Disa minuta më pas mbërriti dhe ambulanca dhe zjarrëfikëset, ndërsa shqiptari është dërguar në spital ndërsa po kurohet për djegie të rënda në Palermo.
Sipas mediave italiane duket se shkak i këtij veprimi, ishin problemet në punë. Georg Semir nuk paguhej në kompaninë në të cilën ishte kontraktuar. Raportohet se shqiptari ishte i martuar dhe kishte dhe fëmijë.