E Diel, 1 Nëntor 2026

KLD kontroll ndaj gjyqtarëve të Apelit liruan Abdyl Turgut

TIRANË- Gjykata e Apelit ka lënë në arrest shtëpie të kërkuarin ndërkombëtar Abdyl Selam Turgut, i arrestuar në aeroportin shqiptar të Rinasit në 18 shkurt të këtij viti. Shtetasi turk është i shumëkërkuar në disa vende të BE-së, ndërsa arrestimi i tij në Shqipëri u bë për llogari të shtetit gjerman, ku akuzohet për trafikimin e 1 ton droge.Turgut kërkohet në Gjermani, Rumani. Austri, Holandë e Itali.

Pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të liruar të kërkuarin ndërkombëtar për trafik droge Abdyl Turgut, Këshilli i Lartë i Drejtësisë nis kontrollin në këtë gjykatë. KLD ka nisur të inspektojë tre gjyqtarët që bënë lirimin e shtetasit turk, duke hetuar kështu rrethanat e kësaj cështje.

Gjykata e Tiranës vendosi fillimisht për Turgut masën e sigurisë me 40 ditë burg, ndërkohë që autoritetet gjermane kërkuan zgjatjen e masës së sigurisë për efekt ekstradimi. Por sot Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurisë duke e lënë në arrest shtëpie, cka solli edhe reagimin e KLD-së për të inspektuar cështjen.

(m.a/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: Gjykata e Apelit arrest shtëpie të kërkuarit ndërkombëtar

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›