Durrës, grabitet argjendaria, në kërkim autorët
Një argjendari në qëndër të qytetit të Durrësit është grabitur sot nga persona të paindetifikuar, ndersa është grabitur një sasi floriri.
Agjentë të policisë kanë rrethuar menjëherë territorin dhe janë vënë në kërkim të autorëve të grabitjes.
Ekspertët janë duke kërkuar prova e gjurmë në përpjekje për të identifikuar autorët. Efektiva të shumtë policie janë vendosur në postoblloqe.