E Shtunë, 31 Tetor 2026

Lirimi i Abdul Turgut, KLD inspektime në Gjykatën e Apelit

Këshilli i Lartë i Drejtësisë ka nisur inspektimet në Gjykatën e Apelit për të verifikuar lirimin e shtetasit turk Abdul Turgut.
 

KLD-ja do të inspektojë 3 gjyqtarët e Apelit të cilët dhanë masën e sigurisë “arrest shtëpie” për shtetasin turk.
 

Ndërkohë Abdul Turgut u arrestua në Rinas në 18 shkurt të këtij viti. Ai është i shumëkërkuar në disa vende të BE-së, ndërsa arrestimi i tij në Shqipëri u bë për llogari të shtetit gjerman, ku akuzohet për trafikimin e 1 ton droge.Turgut kërkohet në Gjermani, Rumani. Austri, Holandë e Itali.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›