E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spahiu në shesh kundër Berishës dhe Ramës, por vijnë më pak njerëz

Gazeta Shqip

Tubimi

AK zhvillon mitingun para Kryeministrisë, por paditet nga policia

Tubiki i AKTubimi i 1 majit, i paralajmëruar nga Aleanca Kuqezi, mblodhi mbështetësit e saj të shumtë për të protestuar përpara selisë së Kryeministrisë. Në këtë protestë, kreu i AK-së, Kreshnik Spahiu, shpjegoi arsyet se pse nuk iu bashkua koalicionit me PS-në. Jam sot këtu për tiu premtuar Ju dhe të gjithë shqiptarëve se ne nuk kërkojmë të heqim të ndjerin Berisha dhe të sjellim në pushtet kufoma të tjera. Kufomat e kanë vendin te kufomat. Ne vijmë me premtimin se më 23 qershor mandatet e Aleancës Kuqezi do të jenë përcaktuese. Ato nuk do të shkojnë për të ndjerin Berisha dhe të ndjerën Parti Demokratike. Por ne premtojmë se mandatet e Aleancës Kuqezi nuk do të shkojnë as për Edi Ramën kryeministër. Mandatet e Aleancës Kuqezi do të jenë për një qeverisje vetëm KUQEZI. Pa ministrat e shtetasit Berisha, nga cilido krah qofshin ata, të majtë apo të djathtë. Ne jemi sot këtu për të marrë bekimin e prindërve tanë, bekimin e rinisë shqiptare, sepse Aleanca Kuqezi është një aleancë ndryshe, me simbolet kombëtare. Ne nuk jemi aleanca e Gërdecit, ku i ndjeri Berisha e shkaktonte dhe Edi Rama e mbulonte. Ne nuk jemi as aleanca e 21 janarit, ku i ndjeri Berisha i vriste dhe Edi Rama u mohonte gjakun heronjve të atdheut, tha Spahiu në fjalën e tij. Aleanca Kuqezi ka bërë të ditur se slogani i kësaj partie është Koha për pastrim, e huazuar mbase nga Italia me shprehjen Mani pulite. Ndërkohë që një jelek antiplumb u hodh në oborrin e Kryeministrisë. Pas përfundimit të kësaj proteste, të qetë e pa incidente, policia ka bërë të ditur se do ndjekë penalisht aktivistët e saj. Sipas policisë, AK-ja kishte marrë leje për të protestuar në sheshin Nënë Tereza dhe jo përpara Kryeministrisë. Policia shton se kjo është një shkelje e rëndë, për të cilën disponon prova dhe fakte.

Spahiu në shesh kundër Berishës dhe Ramës, por vijnë më pak njerëz burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta SHQIP Abonohuni me Email

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›