E Shtunë, 31 Tetor 2026

Republika ceke mbeshtet per shtetin e ri

PRISHTINE - Republika Ceke, kryesuese e ardhshme e Bashkimit Evropian do ta mbeshtese gjeresisht Kosoven. Kete e deklaroi dje zevendesministri cek i Puneve te Jashtme, Tomash Pojar, ne ceremonine e hapjes se ambasades se vendit te tij ne Prishtine. "Do ta mbeshtesim Kosoven ne te gjitha pikepamjet, qofte ushtarake, qofte ekonomike dhe qofte diplomatike", tha Pojar. Ne ceremonine e hapjes mori pjese edhe presidenti i Kosoves, Fatmir Sejdiu dhe perfaqesues te tjere vendore e nderkombetare. Sejdiu vleresoi se vendimi per hapjen e ambasades eshte nje perkushtim i vecante i Republikes se Cekise per marredhenie sa me te mira ne te gjitha fushat me Republiken e Kosoves. "Ne jemi te perkushtuar te bashkepunojme ne te gjitha fushat e mundshme duke mos harruar asnjehere edhe kontributin e madh qe Republika Ceke ka dhene dhe me pare", theksoi Sejdiu. "Mendoj se ka shume projekte qe mund t'i bejme se bashku ne sektorin e ekonomise, investimeve dhe energjetikes dhe ne jemi te gatshem t'i bejme ato ne Republiken e Kosoves", pohoi Pojar.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›