Spaho P/buxheti 2012 mbeshtet rritjen ekonomike te Shqiperise
Kryetari i Komisionit Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave, Edmond Spaho, prezantoi para deputetëve projektbuxhetin e shtetit për vitin 2012, në seancën plenare të Kuvendit, mbledhur posaçërisht për diskutimin në parim të këtij drafti.
Spaho u shpreh se pavarësisht krizës ekonomike botërore ekonomia shqiptare vazhdoi ritmet e rritjes pozitive, duke siguruar stabilitetin makroekonomik të vendit, por edhe duke nxitur konsumin e brendshëm përmes politikës së rritjes së pagave dhe pensioneve.
"Reformat e ndërmara gjatë 6 viteve të fundit forcuan ekonominë e tregut. Ulja konstante e normës së papunësisë, reforma strukturore e ato rregullatore, shkurtimi i shpenzimeve administrative, si dhe rritja e nivelit të investimeve, bënë të mundur bërjen ballë të efekteve të krizës", theksoi ai. Sistemi bankar, tha më tej Spaho, është i sigurtë, ndërsa likuiditeti, pas një ngërçi në vitin 2009, gjatë vitit 2010 është rritur.
Sipas Spahos, objektivat e p/buxhetit të shtetit për vitin 2012 janë ruajtja e stabilitetit makroekonomik, inflacioni në nivelet rreth 3 %, një borxh publik brenda kufirit prej 60 % si dhe rritje ekonomike rreth 4.3 %.
"Do vazhdojmë me politikën tonë për rritjen e pagave dhe pensioneve, mbështetjen me rreth 5.2 % të PBB-së për investime publike, duke ruajtur nivelin më të lartë të investimeve publike në hapësirën e vendeve të Europës", vijoi Spaho.
Totali i të ardhurave parashikohet me një rritje prej 8 %, ose 356 miliardë lekë, me një rendiment fiskal prej 25.5 % të PBB-së. Të ardhurat nga tatimet dhe doganat parashikohen 251 miliard lekë. Të ardhurat nga fondet speciale do të kenë një ritëm rritje me 5.6 % . Shpenzimet e buxhetit të shtetit parashikohet të jenë në parametrat që të mundësojnë një defiçit jo më shumë se 3 % ose rreth 397 miliardë lekë, që llogariten 28.5 % e PBB-së.
Spaho bëri të ditur se opozita ka kundërshtuar p/buxhetin e shtetit, duke argumentuar votën kundër me faktin se borxhi publik përbën një rrezik për ekonominë, duke kaluar nivelin prej 60 %, si dhe nuk mbështet sektorët socialë, ndërsa vendi do të vijojë të ndjejë efektet e krizës ekonomike globale .