Ekonomia e Portugalise ne listen mbeturina
Portugalia hyn në listën e mbetjeve, përsa i takon kategorisë së aftësive kredituese. Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kreditit, ka ulur gjykimin mbi ekonominë e Portugalisë nga BB+ në tre B minus, që tregon për një opinion negativ.
Sipas agjencisë vlerësimi ka ardhë pas një serie analizash që Fitch, ka bërë mbi ekonominë portugeze, të filluar që në muajin prill. Sipas komunikatës së agjencisë , cekuilibrat e zgjeruara fiskale, niveli i lartë i borxhit në të gjithë sektorët dhe zhvillimi makroekonomik në rënie, e kanë cuar Lisbonën në të ashtuquajturën lista e mbeturinave. Niveli i aftësisë kredituese mbi borxhin Sovran të Portugalisë zbret kështu në kategorinë jo-investuese. Kjo do të thotë se ekonomia portugeze mund të pësojë të tjera ulje në klasifikim.
Agjencia tjetër ndërkombëtare Mood’ys e ka zhvlerësuar nivelin investues spekulativ të borxhit të Portugalisë në muajin korrik, ndërsa S&P i ka dhënë gjykimin Bbb- me perspektiva negative të ekonomisë. Ndërkohë vlerësimi i fundit i Fitch flet për një goditje ndaj përpjekjeve të Portugalisë për të përmirësuar situatën e saj fiskale, pas marrjes së ndihmës financiare të ndërkombëtarëve prej 78 miliardë euro për të shmangur falimentimin.
Për të respektuar kushtet e borxhit, qeveria po vijon me shkurtimet e shpenzimeve dhe shtimin e taksave, të cilat kanë shkaktuar protesta të forta. Në orët e fundit Portugalia është përfshirë nga një grevë e përgjithshme kundër masave shtrënguese të qeverisë kundër krizës.