Spanja, Brazili i sotëm

“Me vite kanë punuar rreth një loje të caktuar të cilën e shfaqin tani. Kanë gjetur mënyrën si mund të jenë të suksesshëm dhe meritojnë lëvdata. Askush nuk ka të drejtë të thotë se ata kanë lojë monotone. Sigurisht se ekziston dallim mes nesh dhe atyre, në fakt të gjithë të tjerëve dhe atyre. Kampion i botës dhe Evropës janë me meritë dhe tani diktojnë tempin në futbollin botëror. Dikur këtë e bënte Brazili, sot e bën Spanja”, deklaroi Menezes për mediumet spanjolle.
“Sot askush s’mund të luajë në një nivel me Spanjën. Shumë skuadra janë munduar të dominojnë në posedimin e topit. Por, vetëm Spanja e bëri me sukses. Na takon neve të gjejmë një zgjidhje në përballje me ta. Brazili im nuk mund ti kopjojë, kjo nuk ka kurrfarë kuptimi. Duhet të mësohemi si të luajmë kundër tyre. Futbolli brazilian gjithmonë është bazuar në lojë ofanzive dhe kështu do të vazhdojmë të luajmë”, përfundoi ai.