Spanja, Del Boske rinovon deri më 2012
Visente Del Boske do të qëndrojë në krye të stolit të Kombëtares spanjolle deri në vitin 2012. Lajmi është bërë i ditur nga federata iberike e futbollit, e cila konfirmoi rinovimin e kontratës së ish-trajnerit të Realit të Madridit. "Metoda jonë është ajo e rinovimit të kontratës së trajnerit që arrin kualifikimin në Kupën e Botës", tha Angel Maria Vilar, presidenti i RFEF. "Megjithatë, konfirmuam besimin tonë te Del Boske, pavarësisht rezultateve të skuadrës. Ai arriti ta ngrinte Spanjën në nivele të larta".