David Vija i hap derën kalimit në Premier League
Sulmuesi i Valencias, David Vija, ka përsëritur se ai është tejet i interesuar për të kaluar në Premier League sezonin e ardhshëm. Sipas zërave të fundit, Valencia është në borxhe të mëdha, të cilat mendohet të jenë mbi 600 milionë paund, dhe për këtë arsye, Los Che duhet të shesin superyjet për të zbutur borxhet. 22-vjeçari Vija kishte disa oferta verën e kaluar, por këmbënguli që të qëndronte në Spanjë. Por tani ka pranuar se dëshiron të largohet. "Thjesht unë nuk pranova kalimin jashtë vendit në verë për shkak se kishte gjëra që nuk më lejonin të largohesha nga Spanja, tha Vila për ‘The Times‘. Gruaja ime ishte shtatzënë dhe mendova se nuk ishte mirë të largohesha. Mua më pëlqen Premier Leaguen. Është kampionati që e ndjek njëlloj si La Ligan, pasi kam shumë shokë që luajnë atje. Ka disa klube të rëndësishme në rang botëror që luajnë në atë kampionat. Disa vite më parë, lojtarët spanjollë ishin të gatshëm të linin La Ligan, por tashmë shumë gjëra kanë ndryshuar. Në Premier League luajnë shumë lojtarë të rëndësishëm, por ka edhe lojtarë të ligave të tjera". Sipas informacioneve të sigurta pranë Mançester Junajtid, klubi anglez është shumë pranë blerjes edhe të David Vijas e David Silvas, në një shumë totale prej 80 milionë eurosh.