Argjentina humbet përballë Katalunjës
Një tjetër paraqitje e dobët e Argjentinës së Diego Armando Maradonës. Këtë herë nuk bëhet fjalë për një ndeshje kualifikuese, siç ishte turpërimi 6-1 me Bolivinë, por për miqësoren që "albiçelestet" luajtën kundër përfaqësueses së Katalunjës. 4-2 ishte rezultati final, ku për vendasit shënuan Serxho Garsia (44‘), Bojan (55‘), Serxho Gonzalez me penallti (70‘) dhe Hurtado (76‘). Për argjentinasit shënuan Pastore në të 65-ën dhe De Maria në të 75-ën, por kjo sfidë tregoi edhe një herë problemet e skuadrës së Maradonës.