OBSH: Nuk ka rast "gripi te derrit" ne Shqiperi
Pas konfirmimit zyrtar te rastit te pare me H1N1 ne Greqi, rreziku per shfaqjen e tij ne Shqiperi eshte edhe me i madh, per shkak te levizjes se emigranteve nga njeri shtet tek tjetri. Perfaqesuesi i Organizates Boterore te Shendetesise ne Shqiperi, thekson forcimin e sistemit te vezhgimit, te ngritur ne pikat kufitare, me qellim verifikimin e njerezve qe hyjne ne vend, nese shfaqin ose jo simptoma te "gripit te derrit". "OBSH ka paralajmeruar qe eshte shume e mundur qe infeksioni te perhapet dhe ekziston mundesia qe raste te ketij gripi, mund te perhapen edhe ne Shqiperi. Ministria ka krijuar tashme nje plan veprimi per identifikimin e ketyre rasteve dhe masat parandaluese qe duhen marre, kur diktohen persona te prekur", u shpreh perfaqesuesi i OBSH-se ne Shqiperi, Anshu Banerjee. OBSH e ka theksuar se eshte shume e mundur qe infeksioni te perhapet nga nje vend ne tjetrin. Ekziston gjithmone mundesia, qe raste te ketij gripi te shfaqen edhe ne Shqiperi, por e rendesishme eshte qe Ministria ka krijuar tashme nje plan veprimi per identifikimin e ketyre rasteve dhe masat parandaluese qe duhen marre, kur diktohen persona te prekur.