QSUT, 2 aparatura per tumoret
Pavijonit te onkologjise ne Qendren Spitalore "Nene Tereza" ne Tirane, i jane shtuar dy aparatura te reja per trajtimin e kancerave, kobalti dhe brakiterapia, e cila trajton tumoret gjinekologjike tek grate. Ministrja e Shendetesise, Anila Godo vleresoi mbeshtetjen e agjencise atomike te kancerit, e cila ka financuar nje pjese te shumes per blerjen e aparaturave. "Venia ne perdorim e ketyre dy aparaturave, shenon nje standard te ri ne trajtimin e te semureve me kancer, trajtimin radioperatik te tyre, pasi sjell nje performace te re dhe ajo qe eshte me e rendesishme, nje dem indor me te paket, pasi fokusimi ne masen tumorale, eshte gjithnje e me i shprehur", ka pohuar gjate fjales se saj ministrja e Shendetesise, Anila Godo. Por, nga ana tjeter per rritjen e cilesise se trajtimit te tumoreve, shefi i spitalit onkologjik, Agim Sollaku ka kerkuar dhe instalimin e aparatures se akseleratorit. "Me instalimin e akseleratorit, qe ne menyre definitive mbyll hallken e radioterapise e te nje strukture moderne perendimore, mendoj qe performanca jone rritet shume dhe sektori i radioterapise perfiton dhe do te rrise bazen e parametrave nderkombetare", ka pohuar Sollaku. Kurse drejtoresha e QSUT-se, Gjeorgjina Kuli, tha se gjithcka eshte gati. Tenderimi i akselatorit duhet bere ne varesi te bunkerit, te vendit ku do te vendoset dhe se shpejti do te shpallet.
Pacientet
Me keto aparatura, stafi i spitalit onkologjik pritet te rrise numrin e pacienteve te cilet do te diagnostikohen. Keshtu sipas shefit te sherbimit onkologjik, Agim Sollaku, pritet dyfishimi i numrit te pacienteve te trajtuar nga 1000 ne 2000, me venien ne pune te akseleratorit. Kurse per sa i perket numrit te rasteve te reja qe shfaqen cdo vit me kancer, numerohen rreth 4 mije. Faktoret kryesore qe ndikojne ne zhvillim e kancerave jane; konsumimi i alkoolit, duhanit, ndryshimi i stilit te jeteses, mbipesha, shtimi i ushqyerjes me mish, faktoret ambientale si ndotja e ambientit nga tymi i makinave, perdorimi i kimikateve ne bujqesi, industri, ndertim, ekspozimi i tepert ndaj rrezatimit ultraviolet, etj. Format me te shpeshta te shfaqjes se tumoreve jane, kanceri i mushkerive ( te meshkujt), kanceri i gjirit ( te femrat) dhe kanceri i zorres se trashe, prek si meshkujt edhe femrat. Nderkohe qe nje vend te vecante ze dhe semundja e diabetit, e cila prek rreth 35 per qind te shqiptareve, duke vazhduar me pas me tumoret, qe prekin nje numer te madh personash, ku rreth 2500 veta vdesin cdo vit.
550 Mije Dollare ka kushtuar aparatura e re e kobaltit, e cila eshte instaluar dje ne spitalin onkologjik. Kjo aparature eshte blere ne bashkepunim, nga qeveria shqiptare 100 mije dollare dhe pjesa tjeter nga agjencia atomike e kancerit.
250 Mije Dollare kushton aparatura e brakiterapise, qe perdoret kryesisht per kancerin gjinekologjik. Aparatura eshte nder fjalet e fundit te shkences dhe premton standard te larta ne trajtimin e ketyre te semurave, grave me kancer.