E Shtunë, 31 Tetor 2026

A1, 5 mije maturante studime jashte

Sipas te dhenave te AVA-s, afro pese mije kandidate plotesuan opsionin "dua te studioj jashte shtetit"

Rreth 5 mije maturante duket se nuk kane aspak besim tek cilesia e universiteteve shqiptare. Ky dyshim lind te pakten, pas statistikave te Agjencise Qendrore te Vleresimit te Arritjeve(AVA), sipas te cilave rreth 5 mije maturante kane aplikuar per te studiuar jashte vendit. Pjesa derrmuese e tyre mendohet se do te shkoje ne drejtim te Italise, ashtu sic ndodh cdo vit. Ky skepticizem i te rinjve shqiptare ne lidhje me cilesine e universiteteve tona, mendohet se vjen per shkak te pavlefshmerise se diplomave si dhe mundesise per te gjetur treg pune me studimet qe behen ne vendin tone.

Jashte vendit

Sipas burimeve nga AVA, mendohet qe rreth 5 mije maturante t'u drejtohen universiteteve te huaja per te kryer studimet e larta. Ndersa vetem ne Itali, mendohet se do te aplikojne rreth 3700 maturante. Keshtu, per te gjithe ata qe kane aplikuar per te studiuar ne Itali, ne fund te kutive te Preferencave, eshte vendosur nje drejtkendesh, ku shkruhet: "Kam aplikuar per studime ne Itali" dhe ne te djathte eshte nje rreth. Ky element eshte vendosur per te ndihmuar nxenesit qe kane aplikuar per te vazhduar studimet e larta ne Itali. Te gjithe ata qe kane bere kete aplikim, detyrimisht duhet te mbushin rrethin ne krah te shenimit. Duke qene i mbushur ky rreth, krijohet mundesia qe maturantit t'i plotesohet shume shpejt, direkt nga kompjuteri, dokumenti qe mund t'i kerkohet. Kjo do te shkurtoje kohen e pritjes per marrjen e dokumentit te kerkuar.

Para 2009

Specialistet terheqin vemendjen se parashikohet nje procedure paksa ndryshe, per te gjitha ata maturante qe kane mbaruar para vitit 2008-2009, si dhe per ata qe kane aplikuar per ne universitetet italiane. "Per nxenesit qe kane mbaruar vitin e kaluar shkollor (2007-2008), do te merret nota mesatare e shenuar ne deftese. Per nxenesit qe kane mbaruar para vitit 2006, do te nxirret nota mesatare e kater ose pese viteve te studimit", bejne me dije specialistet e MASH. Sipas tyre ne kete llogaritje nuk do te merren parasysh notat e provimeve te matures. Ne shkolla jane deftesat origjinale per ata qe kane plotesuar formularin A1, qe do te sherbejne per nxjerrjen e notes mesatare. Ndersa per te gjithe ata qe kane aplikuar per te studiuar ne Itali, ne fund te kutive te Preferencave, eshte vendosur nje drejtkendesh ku shkruhet: "Kam aplikuar per studime ne Itali", dhe ne te djathte eshte nje rreth. Ky element eshte vendosur per te ndihmuar nxenesit qe kane aplikuar per te vazhduar studimet e larta ne Itali, te cileve u kerkohet certifikata e Matures Shteterore.

Pakenaqesia

Italia,e vetmja qe kerkon certifikate mature

Ambasada Italiane eshte e vetmja qe kerkon si dokument, Certifikaten e Matures Shteterore. Madje, specialiste te Drejtorise Arsimore te Tiranes, madje edhe te Ministrise se Arsimit kane deklaruar se Certifikata e Matures Shteterore eshte dokument i teper per ne Itali. Nese ne formularin A1 nuk do te kishte qene opsioni "Dua te aplikoj per studime jashte shtetit", atehere vonesat e aplikanteve per ne universitetet italiane, do te rrezikonin endrren e ketyre kandidateve jo vetem gjate viteve te shkuara, por edhe per kete vit. Sipas specialisteve, universitetet italiane kane kriteret e tyre te pranimit per te huajt, ne kete rast shqiptaret, dhe certifikata e Matures Shteterore ku shenohen rezultatet e provimeve me zgjedhje dhe detyrim, eshte krejt e pavlefshme. Megjithate, Ministria e Arsimit dhe e Shkences nuk mund ta kundershtoje nje kriter te tille, per sa kohe e kerkon ambasada italiane. Asnje shtet tjeter nuk e ka kerkuar certifikaten e Matures Shteterore, thene ndryshe, rezultatet e provimeve me zgjedhje te MSH.

Dokumentet per vizen e studimit

Jane 6 dokumente qe do t'u japin te drejten e marrjes se vizes se studimeve aplikanteve, per ne universitetet italiane. Dokumenti i pare qe kerkohet eshte formulari i kerkeses per vize, i shoqeruar me fotografi. Gjithashtu, kerkohet edhe nje deklarate mbi te dhenat personale. Pasaporta, fotokopja e saj dhe e te gjitha faqeve te brendshme me viza te tjera te mundshme "Shengen" te meparshme, jane dokumente te tjera qe nevojiten. Gjithashtu, kerkohet edhe vertetim per mundesi strehimi ne Itali, nje llogari bankare, dhe sigurimi shendetesor.

3 Mije Maturante shqiptare kane aplikuar vitin e kaluar per te studiuar ne Itali. AVA ende nuk e ka bere bilancin e sakte te kandidateve te sivjetme por mendohet se numri eshte i madh edhe per kete vit dhe arrin ne rreth 3700 te tilla.

6 Dokumente U kerkohen aplikanteve per te marre vizen e studimit. Nder te tjera, ato lidhen me mundesine e aplikantit per t'u strehuar ne Itali, gjendja financiare si dhe gjendja shendetesore, si dhe nje deklarate mbi te dhenat personale.

4 Provime Duhet te japin kandidatet qe duan te studiojne ne shtetin fqinj. Behet fjale per provimet me detyrim Letersi dhe Matematike, si dhe ato me zgjedhje, rezultatet e te cileve do te shenohen ne Certifikaten e Matures.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›