Kombetarja shqiptare barazim 0-0 ne Prilep perballe Maqedonise
Kombëtarja shqiptare ka regjistruar një barazim 0 – 0 në Prilep përballë Maqedonisë.
Në testin e dytë miqësor, kuqezinjtë e drejtuar nga Xhemal Mustedanagiç, kanë dhuruar një paraqitje pozitive ndryshe nga takimi i katër ditëve më parë ndaj Azerbajxhanit.
Një ndeshje e cila është zhvilluar në një terren aspak normal dhe për pasojë loja nuk është ngjitur në nivelin që pritej dhe është shoqëruar nga ndërhyrje të rënda.
Pjesa e dytë ka folur tërësisht për skuadrën tonë, e cila ka fituar terren ndaj kundërshtarit dhe në momente të veçanta, ka qenë dominuese në lojë.
Kuqezinjtë kanë tentuar të shënojnë nëpërmjet goditjeve standarde, ndërkohë që në mjaft situata, portieri maqedonas ka ditur të neutralizojë inkursionet e kuqezinjve.
Minuta e 69 do të regjistronte edhe një episod të diskutueshëm teksa një top i hedhur në thellësi të mbrojtjes maqedonase është ndalur qëllimshëm me dorë nga mbrojtësi i fundit por gjyqtari thjesht ka akorduar vetëm goditje dënimi duke mos ndëshkuar me karton qendërmbrojtësin maqedonas.
Përfundimisht 0 – 0 dhe kombëtarja shqiptare në testin e dytë miqësor, në mungesë të trajnerit rigjen rezultatet pozitive ndaj një kundërshtari në fushën e të cilit, gjithmonë kishim dalë të humbur.