Peshengritesit takim me ministrin e Sporteve Aldo Bumci

Peshëngritësit shqiptarë janë takuar me ministrin e Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Aldo Bumçi, në një ceremoni që ka organizuar ky i fundit për të pritur sportistët, që i garantuan Shqipërisë katër vende në Londër 2012.
Peshëngritësit janë ankuar për kushtet dhe për mohimin e shpërblimeve, por kanë marrë nga Bumçi garancinë e mbështetjes maksimale.
Ministri e konsideron peshëngritjen si një nga sportet më rezultative në Shqipëri dhe ka miratuar fondin shtesë pse 4.5 milionë lekësh të reja që do të përdoren për të përmirësuar kushtet e kampionëve.
Peshëngritja është sporti i parë që i ka siguruar Shqipërisë praninë në Olimpiadën e ardhshme.
Katër sportistë nga kjo disiplinë do të jenë të pranishëm në “Londër 2012”, përshi edhe Romela Begaj, e cila mori medalje bronzi në Botërorin e pak ditëve më parë në Paris.