E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maas: Strategjia për veriun ndihmon stabilitetin

Ambasadori gjerman në Beograd, Wolfram Maas theksoi se përpjekjet për vendosjen e hapësirës unike juridike dhe doganore në Kosovë, siç është parashikuar me rezolutën 1244, nuk rrezikon stabilitetin, përkundrazi ndihmon stabilitetin. Ambasadori gjerman tha se strategjia për veriun e Kosovës nuk është kusht për eurointegrimet e Beogradit. "Askënd nuk e kam dëgjuar të thotë që Serbia duhet të ndërpresë lidhjet me veriun e Kosovës. Kjo nuk do të ishte në përputhje me përfytyrimet tona të marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë", tha ambasadori gjerman për shtypin serb.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›