Australia goditet nga një stuhi, përmbytje
Banorët e Melbournit janë bllokuar për disa orë gjatë mbrëmjes të së enjtes, si pasojë e stuhisë së fortë e cila u shoqërua me reshje të dendura shiu e erëra të forta, që goditën pjesën më të madhe të vendit. Lajmi është bërë i ditur nga mediat lokale. Stuhia goditi Melburnin ndërsa një pjesë e madhe e banorëve po ktheheshin në shtëpitë e tyre pas orarit të punës apo impenjimeve dhe angazhimeve të tjera, por rikthimi i tyre është komplikuar si pasojë e përkeqësimit të motit. Reshjet shkaktuan përmbytje të mëdha në Melburn, ndërsa në disa akse rrugore ishte shumë e vështirë për të kaluar , sidomos për këmbësorët. Qarkullimi i automjeteve u vështirësua edhe me tepër si pasojë e mosfunksionimit të semaforëve. Ndërkaq autoritetet u bënë thirrje drejtuesve të atuomjeteve qe të tregonin kujdes pas përmbytjeve që përfshinë shumë rrugë kryesore, dhe infrastruktura në qytet pësoi demë të konsiderueshme. Në disa zona të qytetit u regjistruan rreth 40 milimetra shi. Punonjësit e ekipeve të shpëtimit në dispozicion përgjatë gjithë natës, ka në regjistruar rreth 700 telefonata sinjalizuese për përmbytje, dëmtime të pronës dhe pemë të rrëzuara . Media lokale raportoi se autoritetet po përpiqen për të rikthyer energjinë elektrike për rreth 2.000 banorë në dhe rreth Melburnit.