Spanja e Italia kërkesë PE-së për liberalizimin
12/03/2010 Spanja dhe Italia letër në adresë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian
Mbështetje integrimit të Ballkanit Perëndimor
“Duhet dëshmuar se BE ende kujdeset për to, madje më shumë sesa dhjetë vjet më parë”
Spanja dhe Italia u kanë kërkuar zyrtarisht vendeve anëtare të Bashkimit Evropian mbështetje për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe aspiratave të tyre për integrim. Në një letër që mban firmën e vendit që ka aktualisht Presidencën e radhës së BE-së, dhe një prej vendeve më me peshë në politikën evropiane, thuhet se duhet dëshmuar vendeve të rajonit se BE-ja ende kujdeset për to, madje edhe më shumë sesa dhjetë vjet më parë. Përmes kësaj letre tregohet mbështetja ndaj procesit të integrimit të Shqipërinë në BE. Letra u është shpërndarë vendeve anëtare të BE-së në kuadër të përgatitjeve që po bëhen për Konferencën e Nivelit të Lartë mes BE-së dhe Ballkanit. Spanja dhe Italia bëjnë me dije se BE-ja e kaloi krizën institucionale të saj. Traktati i Lisbonës hyri në fuqi, ndërsa është koha për t’iu kushtuar politikës së jashtme. Në opinionin e dy vendeve, kjo Konferencë do të jetë një rast i përsosur për të dëshmuar këtë përkushtim. “Situata në Ballkanin Perëndimor është mes këtyre çështjeve urgjente të politikës së jashtme. Siguria dhe prosperiteti në Ballkan ka ndikim në jetën e përditshme të qytetarëve të Bashkimit Evropian. Stabiliteti i rajonit është kyç për sigurinë e Evropës. Për dy dekada, deri më tani stabiliteti ka qenë i dëmtuar nga një numër i konflikteve lokale. Shumë prej këtyre konflikteve janë zgjidhur, por një zgjidhje e përgjithshme do të vijë vetëm përmes integrimeve evropiane”, thuhet në letrën e Spanjës e Italisë për vendet anëtare të BE-së. Në letër thuhet se BE-ja ka investuar shumë në rajon si në arritjen e paqes, ashtu edhe në promovimin e demokracisë. “Samiti i Zagrebit në vitin 2000 shënoi një tranzicion nga njëra fazë në tjetrën. Prej atëherë, vazhdimisht ka mbështetur lirinë, respektimin e të drejtave të njeriut, sundimin e ligjit dhe prosperitetin social dhe ekonomik nëpërmjet asistencës së paraanëtarësimit. Këtë vit është dhjetëvjetori i Samitit të Zagrebit dhe propozojmë që të zhvillojmë një takim të nivelit të lartë në Sarajevë, në fillim të muajit qershor”, shkruhet në këtë letër.
Letra e kryekomisionerit Huan Aguilar
Kryetari i Komitetit për Lirinë, Drejtësinë dhe Çështjet e Brendshme të Parlamentit Evropian, Huan Fernando Lopez Aguilar, në një letër drejtuar pak ditë më parë komisioneres për Çështjet e Brendshme të Komisionit Evropian, Cecilia Mallstrom, komisionerit për Zgjerimin, Stefan Fule dhe disa zyrtarëve të tjerë, kërkon që të përshpejtohen hapat në plotësimin e procedurave të nevojshme, në mënyrë që Parlamenti të japë propozimin për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe Bosnjën në fillim të prillit. Eurodeputeti kujton se në deklaratën e muajit nëntor 2009, Parlamenti dhe Këshilli ftoi Komisionin Evropian të prezantojë një propozim legjislativ për amendimin e Rregullores Nr. 539/2001, në momentin kur vlerëson se secili vend ka përmbushur kërkesat e vendosura në udhërrëfyesin e Komisionit, me qëllimin liberalizimin sa më të shpejtë të vizave për qytetarët e atyre vendeve.
Mbështetje integrimit të rajonit
Zyrtarisht, Madridi dhe Roma zyrtare shprehen se Bashkimi Evropian duhet të marrë përsipër realizimin e plotë të axhendës integruese të përcaktuar në Samitin e Selanikut. Në këtë axhendë, në mënyrë efektive mbështetet perspektiva evropiane vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe në mënyrë të qartë sqaron se, kur të përmbushen të gjitha kriteret, ato vende do të bëhen pjesë integrale e BE-së. Mbështetja vjen edhe ndaj aspiratave integruese të vendit tonë. Shqipëria gjendet në një moment të rëndësishëm të udhës së saj integruese, ku po përgatitet për procesin e liberalizimit të vizave dhe pyetësorin e Komisionit Evropian. Spanja dhe Italia propozojnë që në Konferencën e Sarajevës të bëhet një listë për sfidat që mbeten për secilin vend të Ballkanit veç e veç. “Perspektiva evropiane u është ofruar të gjitha shteteve të rajonit. Si arrihet kjo është një çështje që i takon secilit rast veç e veç. Kjo Konferencë është rast që të analizojmë se ku gjendemi në këtë rrugë me secilin shtet dhe cilat janë qëllimet për të ardhmen”, vijon letra.