E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Spanja, e para në notin artistik

Spanja dominon garën ekipore teknike në notin artistik pikërisht në Kampionatin Botëror të sporteve ujore, që është duke u zhvilluar në Fukuoka e që po vjen drejtpërsëdrejti në rrjetin e Radio Televizionit Shqiptar.

Një medalje e dytë e artë për Spanjën, që në këtë garë ka lënë nga pas Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Italinë. Madje një garë ekipore teknike në notin artistik që nuk arriti të ishte në podium as Kina, e cila e ka mbyllur ditën e pestë vetëm me një medalje të artë duke mbërritur në numrin nëntë në total.

281.6893 pikë për spanjollët, që kanë lënë nga pas Italinë me 274.5155 pikë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës me 273.7396 pikë. Kjo ishte dita e pestë e Botërorit të Notit, që përfundon më 30 korrik.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›