E Diel, 1 Nëntor 2026

Spanja fiton 23 milionë euro nga triumfi

Gazeta Shqip

Përfitimet

Spanja do të përfitojë automatikisht 23 milionë euro se bëri të sajin titullin Kampion të Europës në Ukrainë dhe Poloni. Kjo shifër erdhi pas ecurisë me 4 fitore dhe 2 barazime që iberikët patën në Euro 2012, duke mos arritur të fitonin vetëm ndeshjen në grup ndaj Italisë dhe gjysmëfinalen ndaj Portugalisë që u vendos pas gjuajtjeve të penalltive. Edhe në vitin 2008, kur sërish fituan Kampionatin Europian, spanjollët fituan po kaq para, pra 23 milionë euro. Në atë turne, Furitë e Kuqe fituan 5 ndeshje dhe barazuan vetëm njërën, atë ndaj Italisë në çerekfinale, ku u kualifikuan po ashtu me 11 metërsha. Në Euro 2012 ka pasur një rritje të lehtë të shpërblimeve nga ana e UEFA-s dhe kjo rritje ka baraspeshuar rënien e lehtë të rezultateve të Spanjës në krahasim me 4 vjet më parë.

Spanja fiton 23 milionë euro nga triumfi burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›