Kahn kritikon Gjermaninë

“Isha i befasuar nga humbja kundër Italisë”, deklaroi Kahn për Welt.
“Sidomos nga aspekti taktik. Nuk e di pse u përqendruam aq shumë te kundërshtari. Dhe e dyta, qëndrimi i futbollistëve. Kur ishim në disavantazh 1-0, pastaj 2-0, nuk më dukej se ekipi kishte një plan B. Futbollistët nuk dukeshin se janë në gjendje të rikthehen në lojë. Po ashtu nuk guxoni të bëni gabime individuale në një nivel kaq të lartë. Kërkohet përqendrim maksimal”, shtoi ai.
Gabimet në mbrojtje nga Mats Hummels dhe Holger Badstuber u shfrytëzuan nga sulmuesi italian Mario Balotelli, i cili shënoi të dy golat për Italinë. Në minutën e 92-të, Gjermania ngushtoi rezultatin në 2-1 pas shënimit të Mesut Ozilit nga penalltia. Por, ishte vonë për një rikthim te gjermanëve.