E Shtunë, 31 Tetor 2026

Andres Iniesta, lojtari më i mirë në Euro 2012

Gazeta Shqip

Çmimi

Andres Iniesta, ylli i mesfushës së Spanjës, u shpall si lojtari më i mirë i këtij Kampionati Europian. Pasi fitoi titullin me skuadrën e tij kombëtare, ai u veçua për cilësinë e lojës së tij. Iniesta u shpall tri herë lojtari i ndeshjes në 6 takimet e iberikëve në Ukrainë dhe Poloni. Ai është lojtari i tretë në Europian që ka goditur më shumë portën kundërshtare dhe ndonëse ka shënuar vetëm një gol, duke dhënë gjithashtu vetëm një asist goli, sërish ka qenë pjesëmarrës në shumicën dërrmuese të ndeshjeve të La Roha-s. Ai është lojtari i gjashtë për efikasitetin e pasimeve të tij, duke qenë në nivelin 75 për qind me 465 pasime të provuara dhe 350 të realizuara. Pas Ksavit në 2008-n, është hera e dytë radhazi që një lojtar i Spanjës fitoi titullin e futbollistit më të mirë në një kampionat europian.

Andres Iniesta, lojtari më i mirë në Euro 2012 burimi: Gazeta S H Q I P Gazeta Shqip

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›