Spanja, gjendje alarmi për një valë të re të nxehti
Të paktën 15 provinca të Spanjës janë vënë në gjendje gadishmërie sot për shkak të një vale të nxehti që ka prekur pothuaj të gjithë gadishullin iberik, njoftuan shërbimet meteorologjike.
Vala e të nxehtit që filloi dje dhe pritet të vazhdojë deri të dielën shpjegohet nga efekti i përbashkët i temperaturave të larta dhe i një mase ajri të nxehtë të ardhur nga veriu i Afrikës, njofton Aemet, agjencia kombëtare e shërbimit meteorologjik.
Zona më e prekur nga ky anticiklon do të jetë jugu i Spanjës, ku Aemet parashikon temperatura që mund të shkojnë deri në 44 gradë Celcius në qytetet e Andaluzisë Sevilje, Kordu dhe Jaen. Në komunitetin e Valencias, në lindje, ku priten temperatura 38 gradë Celcius, Qendra e Koordinimit të Urgjencave, ka paralajmëruar gjithashtu për rrezikun maksimal të zjarreve në pyje. Këto temperatura të larta mund ta bëjnë gushtin e sivjetëm më të nxehtin e 30 vjetëve të fundit.Në korrik, Spanja është prekur nga një valë të nxehti e paprecedentë që prej një dekade.