Spanja hyn zyrtarisht në recesion
MADRID- Prodhimi i Brendshëm Bruto i Spanjës ra me 0,3 për qind në tremujorin e parë në krahasim me tremujorin e fundit të vitit 2011, kur ai kishte rënë tashmë me 0,3 për qind, çka konfirmon rikthimin zyrtar të vendit në recesion, sipas shifrave paraprake të publikuara sot.
Kjo prirje tashmë ishte parashikuar nga vetë qeveria dhe nga shumë ekonomistë. Banka e Spanjës, më pesimiste, priste një rënie me 0,4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Në një komunikatë, Instituti Kombëtar i Statistikave, INE, shpjegon se kjo situatë është rrjedhojë e një kontributi më negativ të kërkesës kombëtare, në veçanti konsumi i familjeve, i kompensuar pjesërisht nga një kontribut pozitiv të kërkesës së jashtme, eksporti dhe turizmi.
Spanja, që nuk nxitet më, që nga viti 2008, për ndërtim, në momentin kur shpërtheu kriza ndërkombëtare, luhatet mes recesionit dhe rritjes së ngadaltë ekonomike, ndërsa numri i të papunëve rritet rregullisht.
(ma.ar/BalkanWeb)