E Shtunë, 31 Tetor 2026

Studimi: Web-ekonomia do të dyfishohet deri në 2016-ën

Rritja e aksesit në internet nëpërmjet telefonave do të sjellë që fluksi në web-ekonomi të shkojnë nga 2. 3 trilionë dollarë në 4.2 trilionë dollarë.

Studimi, i porositur nga web-i gjigant “Google”, parashikon që brenda katër viteve interneti të përdoret nga rreth 3 miliardë persona, apo rreth 50% e popullatës së botës. Aktualisht, çdo vit 200 milionë persona hyjnë në internet për herë të parë.

Ndërkohë, aksesi tradicional në internet nëpërmjet një kabulli dhe një desktopi do të ngelë në hije.

Rënia drastike e çmimit të smartfonëve - me versionet e tyre të lira që kushtojnë aktualisht deri në 100 dollarë - parashikohet që brenda vitit 2016 80 % e të gjithë përdoruesve në internet ta përdorin uebin nëpërmjet një telefoni celular.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2012-01-27 15:30
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›