Shqipëria ndihmë Kosovës për hapësirën ajrore

Kjo u vendos në takimet që zhvilloi ministri i Transportit, Sokol Olldashi me kryeministrin e Kosovës, HashimThaçi, dhe me ministrin e Infrastrukturës të Kosovës, Fehmi Mujota.
Hapësira e sipërme ajrore e Kosovës, në nivelin mbi 8500 metra administrohet deri më tani nga NATO, ndërkohëqë Aleanca ka vendosur që së shpejti kjo hapësirë të administrohet nga Autoritete të Aviacionit Civil. Shqipëria është ofruar e gatshme të bëjë administrimin për llogari të Kosovës derisa Prishtina të krijojë kapacitetet e veta teknologjike dhe njerëzore.
Nga ana tjetër, Olldashi dhe Mujota ranë dakord të ngrihet grupi i përbashkët teknik i ekspertëve që do të ndjekë në vijimësi të gjithë problematikën e koordinimit dhe zgjidhjes së çështjeve që kanë të bëjnë me zhvillimet respektive infrastrukturore dhe në fushën e transporteve.
Një tjetër çështje që gjeti angazhimin e dyanshëm të titullarëve të transportit ishte ekzaminimi i mundësive të rivendosjes së fluturimeve direkte Tiranë–Prishtinë, pas ndërprerjes që këto paten si rrjedhojë e hapjes së autostradës Durrës – Morinë dhe më pas Vërmicë–Duhël. Ministrat ranë dakord të shikojnë mundësinë e aplikimit të tarifave lehtësuese për operatorët e mundshëm ajrorë, për ta bërë konkurruese dhe transportin ajror. /Start/
2012-01-29 08:11