Skandali, Universiteti i Sporteve e vetmja shkollë publike pa rektor
Nga Anisa Çela
Universiteti i Sporteve prej disa muajsh është në një kaus, arsyeja kryesore mos zgjedhja e Rektorit. Rektori i kësaj shkolle kërkon të rikandidojë sërish pavarësisht të gjithave. Ai vetë ka pranuar në mbledhjen e fundit që është bërë se aty nuk bëhet më mësim. Pedagogët dhe stafi vete shprehen se duan që të rritet sensibiliteti në këtë shkollë. Ministria e Arsimit nuk ka reaguar akoma, por vetëm ka dërguar një kontroll për këtë çështje, Auditi në përfundim nxori thjesht disa probleme të vogla të cilat janë të parëndësishme. E gjithë kjo situatë ka ardhur sepse në këtë institucion paradoksalisht nuk po vihet në zbatim ligji për zgjedhjen e Rektorit duke kaluar çdo periudhë kohore. Megjithëse procedurat e senatit kanë qenë të sakta, të duhura, rektori Rizvan Holli sipas stafit të kësaj shkolle refuzon të ekzekutojë ligjin duke mos zbatuar detyrimet si kryetar senati. Sipas dekanit dhe shefit të shkencave të lëvizjes, rektori po mban peng këto zgjedhje, duke sajuar konflikte absurde midis senatit dhe interesit të tij në këtë institucion dhe të qënurit në krye të senatit. Humbja e besimit në këtë sistem gjyqësore për një vendim të thjesht për të zvarritur ka shtuar pakënaqësitë e shumicës së pedagogëve, që janë me tituj dhe grada të larta shkencore, gjë që ka shtuar problematikën në nivele ekstreme.
INTERVISTA/Flet Mehmet Spahiu, dekan i Universitetit të Sporteve në Tiranë
Pse nuk janë bërë zgjedhjet për rektoratin në Universitetin e Sporteve?
Arsyeja është se në mbledhjen e senatit i cili u mblodh për të miratuar rregulloren e zgjedhjeve. Rektori paraqiti për miratim 2 kandidatura të ndryshme të cilat lidheshin me përfundimin ose jo të mandatit 4-vjeçar. Senati me shumicë votash nuk e miratoi këtë propozim. Mosmiratimi i këtij propozimi bënte që rektori nuk kishte të drejtë rikandidimi. Për këtë arsye rektori njëkohësisht dhe Kryetari i Senatit bën një padi civile në gjykatë duke paditur senatin dhe duke kërkuar pavlefshmërinë e këtij të fundit.
Si është vazhdimësia deri në këto momente?
Ky problem që në fillim u duk i thjeshtë, por tani ka marrë përmasa serioze dhe në Universitetin e Sporteve është krijuar një ngërç i paparë institucional. Senati i Universitetit të Sporteve duke qenë i vendosur në qëndrimin e tij nuk mblidhet më për probleme të rëndësishme që përbëjnë vendimmarrjen e tij edhe si rezultat në Universitetin e Sporteve mungon vendimmarrja e senatit i cili është organizmi më i lartë në Institucionet e arsimit të lartë.
Programi i mëparshëm të lëndëve praktike që ka patur akademia e edukimit fizik, sot Universiteti i Sporteve ka shënuar progres në programet e saj apo ka ndonjë ndryshim?
Duhet thënë se në këtë drejtim pavarësisht se janë bërë përpjekje që plani mësimor të jetë sa më i saktë dhe i detajuar, ka vend për rishikim sidomos në lëndët sportive ku orët praktike janë shumë të reduktuara dhe përveç kësaj raporti i lëndëve formuese, lëndëve shkencore me lëndët sportive duhet riparo në sensin ose në atë drejtim që sportet të kenë një peshë më të madhe në këtë Universitet.
INTERVISTA/Flet Fatmir Dibra, Shef i Departamentit të Atletikes.
Cila është arsyeja e mos zgjedhjes se Rektorit të Universitetit?
Shkelet ligji jo me dy këmbë, por me dy këmbë dhe me dy duar. Shkelet hapur ligji. Më vjen keq sepse Ministri i Arsimit ka komunikuar zbatimin e ligjit të arsimit të lartë nëpërmjet urdhëresës së tij ku senatet hartojnë rregulloret e zgjedhjeve për autoritetet e larta në shkallët e larta të vendit tonë. Që ndodh se senati vendos te ne. Në mbledhjen e tij ka vendosura se punonjësit të cilët nuk plotësojnë mandatin 4-vjeçar në punë nuk kandidojnë për autoritete të shkallës së lartë në vendin tonë. Ky është një kriter i cili është zbatuar edhe në shkalla të larta të vendit tonë dhe nuk përbën aspak problem. Çuditërisht tek ne ndodh e kundërta. Sindroma e karrierës e delirantit noterik është fiksuar dhe nuk del dot pa përcaktimin e një diagnoze. Ku lëndët dhe kutikulat mësimore manipulohen në mënyrë të padrejtë nga individ të rektoratit. Më mirë të themi nga Rektori i cili lëndën e Atletikës si lënda bazë e kurrikulës e nxjerr në plan të dytë. Pretendohet se Rektori po lufton për procesin mësimor që të vihet në bazë metodike mësimore, ndërkohë është ai që e ka minuar procesin mësimor.
Pse ndodh kjo?
Lëndët, lojërat e lëvizjeve, dansi koreografik nuk janë zhvilluar në afatet e caktuara madje janë reduktuar në mënyrë bajate nga rektori, pavarësisht nga ulërimat e shefit të departamentit, e përgjegjësit e lëndës dhe dekanit. Tani është lakuar dhe zgjedhur problemi i testimeve të studentëve në Universitetin e Sporteve, lidhur me këtë problem janë shfaqur probleme të cilat në kuadrin e një korrupsioni ashiqare të dukshëm. Një student me mbiemrin (Shijaku) dhëndri i Rektorit është pikasur ndoshta për shkelje në provimet e dhëna në sistemin Part-Time. Në këtë aspekt njësia bazë e departamentit nuk funksionon si nga kurrikulat, nga ana mësimore. Struktura e seksioneve, departamenteve përcaktohen nga njëshi ndërkohë kur titullari i lëndës, përgjegjësi i departamentit dhe dekani i Fakultetit si përgjegjës kryesor nuk përfillen.
Si përfaqësohen studentët në dhënien e provimeve?
Sipas ligjit të arsimit të lartë dhe rregullores së Universitetit të lartë, secili student duhet të paraqitet në provimet e tyre me kartën e studentit. Çuditërisht studentët kanë paguar një kuotë financiare për marrjen e asaj karte, përsëri çuditërisht ata nuk e kanë marrë atë kartë…