Selimi vazhdon me Ferronikelin

Anëtari i ri i Superligës, Ferronikeli ka vendosur që aventurën në elitën e futbollit kosovar ta filloj me trajnerin Musa Selimi, me të cilin ky ekip arriti që sezonin ta përfundoj në vendin e parë të Ligës së Parë.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Selimi për uebfaqen e klubit. Ai ka pohuar se tani është duke menduar se me cilët lojtarë ta përforcoj ekipin e tij gjatë kësaj vere, në mënyrë që të ketë paraqitje sa më të mira në edicionin e ri në Superligë.
Gjatë edicionit të porsapërfunduar, ekipi nga Drenasi kishte tubuar 57 pikë dhe si lider i Ligës së Parë u kualifikua në Superligë, bashkë me Kosovën e Vushtrrisë dhe Hajvalinë, të cilave vendet ua liruan Gjilani, KEK-u dhe Lepenci.