E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pensionohet Oddo

Mbrojtësi Massimo Oddo ka njoftuar për tërheqjen e tij nga futbolli, derisa planifikon të fillojë karrierën si trajner ose drejtor sportiv.

Oddo mbush 36 vjeç më 14 qershor, kurse ka luajtur në skuadra të ndryshme, përfshirë Milanin, Napolin, Veronan, Lazion, Bayern Munichun dhe Leccen. Ai ishte anëtar i Italisë në triumfin në Botërorin 2006.

“Gjithmonë kam pasur interesim edhe në gjëra tjera jashtë futbollit, andaj nuk është problem për mua të pensionohem. Jam duke studiuar për licencën e trajnerit, por do të më pëlqente të punoja edhe si drejtor sportiv”, deklaroi Oddo për Gazzetta dello Sport.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›