Spanja kualifikim te sigurte ndeshje me Cekine

Më kualifikimin e sigurt, Spanja do të luajë ndeshjen e parafundit në grupin I kundër Cekisë. Kampionët e Botës kanë zhvilluar seancën e fundit stërvitore përpara nisjes për në Pragë, ndërsa kjo sfidë shihet nga Vincente Del Bosque si një mundësi për të eksperimentuar. Spanja kryeson Grupin me pikë të plota pas gjashtë fitoreve radhazi, ndërsa në komepticionin që do të zhvillohet verën e ardhshme në Poloni dhe Ukrainë do të kërkojë të ruajë titullin kampion Europe.
Deri atëherë, trajneri Del Bosque do të provojë të gjithë futbollistët pretendentë për të veshtur fanellën e kombëtares. Një mundësi të tillë e ka humbjur Alvaro Negredo. Sulmuesi I Sevillas është larguar nga grumbullimi i skuadrës pasi ka ndjerë shqetësime në gjurin e majtë, ndërsa stafi mjeksor nuk ka dashur të rrezikojë një dëmtim të rëndë. Në vend të Negredos, Del Bosque thërritur sulmuesin e Valencias Jordi Alba.
22-vjecari shihet si një talentet e futbollit spanjoll, ndërsa kundër Cekisë do të ketë mundësinë e artë për të debutuar me kombëtaren. Në sfidën e Pragës do të mungojë Iniesta, por kolonia e Barcelonës e përbërë me 9 lojtarë është plotësuar nga Carles Puyol dhe Gerard Pique, të cilët janë rikuperuar nga dëmtimet. Pas përballjes me Cekinë, Spanja do të mbyllë fushatën e saj eliminatore me ndeshjen e 11 tetorit kundër Skocisë.
Nertan Prifti