Kombetarja pergatitjet e fundit per ne France

Nuk mjafton vështirësia që projekton transferta e Parisit kundër Francës, pasi kombëtarja shqiptare dhe trajneri i saj Josip Kuzhe duhet të përballen edhe me probleme të tjera një ditë përpara sfidës në “Parc de Prince”. Në daljen e fundit përpara mediave, tekniku kroat zbardhi formacionin mbrojtës me të cilin pretendon të ndalë “Gjelat” e Laurent Blanc, por kur mbeten edhe 24 orë nga ndeshja, Kuzhe duhet të përziejë kartat. Skema me një sulmues nuk ndryshon.
Të luash hapur kundër një skuadre si Franca, aq më tepër në fushën e saj do të thotë të rrezikosh shumë. Kuzhe e di mirë këtë, por përballë trajnerit shfaqen dyshime të tjera. Dyshimeve me formën e Bulkut, i cili duhet të bëjë rolin e digës përpara mbrojtjes kuqezi, i shtohet edhe dëmtimi i Armend Dallkut. Mbrojtësi u dëmtua në seancën e fundit stërvitore të kombëtares duke ngritur një tjetër pikëpyetje në formacionin shqiptar. Stafi mjeksor i përfaqësueses kuqezi është imenjuar të rikuperojë futbollistin në kohë, por me shumë mundësi vendimi përfundimtar do të merret vetëm pak orë përpara ndeshjes.
Në pritje të lajmeve të mira për Dallkun, Kuzhe po provon të gjitha kartat që ka në dorë. Nëse Armend Dallku nuk do të jetë I gatshëm atëherë në mbrojtjen me katër lojtarë do të aktivizohet Franc Veliu. Mbrojtësi i Flamurtarit luajti nga minuta e parë në ndeshjen e fundit kundër Luksemburgut, ndërsa nga Kuzhe shihet si zëvendësuesi më i denjë i Dallkut në qendër të mbrojtjes. Përvec këtyre dyshimeve Josip Kuzhe nuk do të ndryshojë asgjë tjetër sa i përket skemës me Salihin të vetëm në vijën e parë të sulmit.
Nertan Prifti