Panairi i Punes te rinjte mundesi aplikimi
Qindra të rinj mund të kenë mundësinë të aplikojnë lehtësisht për vende pune. Gjatë fundjavës dhjetra kompani që operojnë në fushatë ndryshme do të marrin pjesë në edicionin e dytë të Panairit të Studimit dhe Punës. Qëllimi kryesor është që kompanitë të kenë mundësi që të intervistojnë të rinjtë që janë arsimiuar dhe janë potencial i mundshëm për vende të ndryshme pune.
Çelja e këtij panairi u njoftua nga kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë së Tiranës, nga përfaqësues të Ministrisë së Punës dhe të Bashkisë së Tiranës. Në këtë panair që nis të premten dhe mbyllet të djelën do të zhvillohet dhe java Europiane e SME-ve; çka pritet të sjellë më shumë biznese. Një vit më parë në këtë panair morën pjesë 5 mijë vizitorë, u intervistusan rreth 3 mijë persona, 300 prej të cilëve nënshkruan kontrata pune. Sipas Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë vjet u ofruan rreth 500 vende pune.
Florian Papadhimitri