Benitez: Moratti bën shumë gabime

Rafa Benitez thotë se presidenti i Interit, Massimo Moratti bën shumë gabime.
“Pavarësisht faktit se unë fitova dy trofe, Superkupën e Italisë dhe Kupën Botërore të Klubeve, zikaltërti nuk u sollën mirë me mua. Ata nuk pranuan vlerën time si trajner dhe kjo është diçka që vazhdon të më lëndojë”.
“Moratti është një person i cili bën shumë gabime, mbase tepër. Nuk është koincidencë që atje ishin tre trajnerë pas meje”, ka thënë Benitez.