E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja kundër Portugalisë në 1/8


Spanja ka shënuar fitore prej 2-1 përballë Kilit për të marrë kreun Grupit H dhe për të siguruar kualifikimin në të tetën e finales së Kampionatit Botëror.

Sulmuesi i ri i Barcelonës, David Villa, kaloi Spanjën në epërsi (25'), ndërsa mesfushori blaugran, Andres Iniesta, dyfishoi rezultatin (37').

Gjërat u përkeqësuan për Kilin në minutën e 38-të, pasi Marco Estrada u përjashtua me kartonin e dytë të verdhë.

Megjithatë, Kili arriti ta ngushtojë epërsinë me golin e Rodrigo Millar të shënuar në fillim të pjesës së dytë (47'), dhe me rezultat 2-1 përfundoi takimi.

Pas kësaj fitoreje, Spanja kryeson Grupin H me gjashtë pikë, po aq sa ka Kili në vendin e dytë. Në të tetën e finales 'furia e kuqe' luan kundër Portugalisë, ndërsa Kili kundër Brazilit.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›