Uruguaj, Tabarez: Nuk jemi nën presion

Uruguaji ka zhvilluar edhe përgatitjet e fundit për ndeshjen e parë me eleminim direkt në Botërorin e Afrikës së Jugut kundër Koresë së Jugut. Skuadra është stërvitur në stadiumin "Nelson Mandela" në Port Elizabet. Amerikano Jugorët kanë bërë një botëror të mirë deri tani dhe janë skuadra favorite në letër në këtë përballje ndërsa trajneri Oscar Tabarez u ka thënë gazetarëve që Korea është një skuadër sulmuese dhe e përgatitur mirë, por aziatikët sipas tij kanë problem kur sulmojnë. "Mendoj se si grup janë të organizuar mirë dhe mund ta shohësh lehtë kur luajnë .Kanë një organizim të mirë në mbrojtje dhe sulmojnë mirë dhe shpejt, por problem i tyre është se kur sulmojnë mund të lënë hapësira në mbrojtje pasi kur kthehen nuk i ruajnë mirë pozicionet e tyre", është shprehur ai. Trajneri Tabarez ka bërë të ditur ndër të tjera se skuadra e tij është e re dhe e motivuar për të fituar, por ai ka mohuar që të jetë në presion pasi shihet si favorite. "Kemi një skuadër shumë te re ,entuziaste dhe të motivuar për të fituar ndeshjet në Botërorin e Afrikës. Ne përpiqemi që të mos kemi presione brenda skuadrës dhe unë u kam tëhnë lojtarëve që ndeshja luhet në orën 16:00 dhe në atë moment duhet të jemi në maksimumin e formës", ka theksuar ai. Uruaguaji ka kaluar në çerekfianle për herë të fundit në vitin 1970 dhe do të kërkojë të përsërisë ketë arritje edhe pse shansin e ka që të shkojë deri në katër më të mirat.