Bradley: Gati për t'u përballur me Ganën

Trajneri i Kombëtares amerikane Bob Bradley ka bërë të ditur se skuadra e tij është gati për t'u përballuar me Ganën në ndeshjen e fazës së një te tetave. Skuadra amerikane kthehet në stadiumin e Rustenburgutr aty ku kanë barazuar ndeshjen e parë kundër Anglisë dhe trajneri Bradley ka bërë të ditur: "Si zakonisht dita pas ndeshjes është me stërvitje të lehtë për të rimarrë forcat dhe për të rifilluar sërish.Ndihemi mirë në Rustengurg dhe jemi relaksuar shumë gjatë këtyre diteve për të qënë gati kundër Afrikanëve".
Bradley e di shumë mirë forcën e Ganës e cila ka humbur ndeshjen e fundit kundër Gjermanisë, por është një skuadër shumë e fortë fizikisht. "Trajneri i Yjeve të zinj MIlovan Rajevac ka bërë një punë të mirë , skuadra është e organizuar dhe ka disa talemnte të mirë që kanë shumë cilësi teknike dhe atletike. Gana është një skuadër shumë e mirë nëse shikon edhe stilin e lojës", ka shtuar ai.
Gana dhe Shtetet e Bashkuara janë përballur edhe në fazën e grupeve të Botërorit të vitit 2006 dhe Ganezët kanë fituar ndërsa disa lojtarë janë akoma pjesë e Amerikaneve.