Spanja kurorëzon aMbretërit e botës
Mediat
Të gjitha të përditshmet spanjolle ia kanë dedikuar faqet e para triumfit të përfaqësueses në Kupën e Botës. Pas Euro 2008, “Furia e Kuqe” ka fituar edhe Botërorin 2010, duke regjistruar suksesin e parë në histori. “Spanja është kampione e botës, duke fituar trofeun që i mungonte sportit iberik”, shkruante “El Pais”. “Po, po, jemi kampionë!” - theksonte “Marca”, e cila i cilësonte 23 lojtarët e Kombëtares “Mbretër të botës”. Titulli i “As” ishte: “Kampionë të botës”. Nuk mungonin as vlerësimet për lojtarin e ndeshjes, Andres Injesta, autorin e golit të fitores.
#