Zapatero: Ngjarje epike, kam qarë
Kryeministri
Kryeministri spanjoll, Hoze Luis Zapatero, nuk e fshehu faktin se qau prej emocioneve pasi përfaqësuesja e vendit të tij realizoi triumfin historik në Kupën e Botës 2010. “Ishte një fitore epike”, deklaroi ai gjatë një interviste për “Cadena ser”. Zapatero shpjegoi se e festoi me familjen fitoren e skuadrës së drejtuar nga Del Boske në Afrikën e Jugut: “Festuam me shampanjë, ndërsa derdhëm edhe pak lot, shpjegoi. Ishin 120 minuta lojë mjaft emocionuese, por e merituam fitoren. Këta futbollistë hynë në historinë e vendin tonë”.
#