E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama leter Berishes per zgjedhjen e presidentit te ri

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, u ka dërguar të gjithë krerëve të partive parlamentare një letër, në të cilën shpreh qenderimin e tij mbi zgjedhjen e Presidentit të ri të Republikës. Në letrën adresuar kryeministrit Sali Berisha, kreut të LSI-së Ilir Meta, Fatmir Mediut, Vangjel Dules dhe Shpëtim Idrizit.

Zoti Rama vlerëson se zgjedhja e Presidentit është më shumë se sa një procedurë parlamentare e radhës. Për kryesocialistin Rama, kjo zgjedhje kërkon një vlerësim dhe vëmendje të veçantë.

Në këtë letër, kryetari socialist shprehet se procesi i zgjedhjes së kreut të shtetit është një provim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë drejt publikimit të progress-raportit nga Bashkimi Europian vjeshtën e këtij viti.
Sipas Ramës, gara presidenciale duhet të rezultojë me zgjedhjen për President të një figure, në frymën e Kushtetutës.

“Nuk mund të vihet në diskutim se procesi i zgjedhjes së Presidentit të ri të Republikës është një provim shumë i rëndësishëm për Shqipërinë drejt momentit kyç të vjeshtës së ardhshme që përkon edhe me 100 vjetorin e shtetit shqiptar. Pesha e madhe simbolike e 100 vjetorit i jep një rëndësi ende më të veçantë edhe procesit të nevojshëm politike që duhet të rezultojë me zgjedhjen për President të një figurë e cila në frymën e Kushtetutës”, thekson Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›