Martino: Përballja me Japoninë, e vështirë

Ndërsa Japonia ka një rast të artë për të dërguar Azinë deri në çerekfinale të një Botërori jashtë kontinentit Amerikano Jugorët e Paraguajit kanë një tjetër plan në ndeshjen që do të luhet në Pretori. Trajneri i Paraguajit Geraldo Martino ka bërë të ditur se eksperienca e skuadrës së tij do ta ndihmonte skuadrën kundër Samurajve blu, por e ka pranuar se do të jetë një ndeshje e vështirë. "Kemi njohuri të mira individualisht për skuadrën japoneze dhe ne kemi parë mirë se çfarë kanë bërë ata në këtë Kupë Bote", ka thënë ai. Trajneri Martino është shprehur se Japonia e ka ndryshuar lojën në varësi të kundërshtarin ne këtë Botëror, por sipas tij aziatikët kanë një skuadër të shpejtë e cila kalon shumë shpejt në sulm."Kanë një mesfushë të mirë dhe kanë tre sulmues të ndryshëm", shtoi ai.
Paraguaji ka kaluar një grup që përbëhej edhe nga Italia ,Sllovakia dhe Zelanda e Re . Amerikano JUgorët kanë njësulm të përbërë nga lojtarë klasi ,Santa Kruz, Lukas Barrios ,Nelson Valdez dhe Oskar Kardozo.Paraguaji ka ardhur në këtë Kupë Bote pa sulmueisn e tij emblematik Salvator Kabanas, por Cristian Riveros ka bërë të ditur se kjo mungesë nuk ka ndikuar. "Deri tani mungesa e tij nuk ka pasur efekt , por Kabanas do të na duhej", shpjegon ai. Paraguajanët nuk janë të kënaqur vetëm me arritjen në 16 skuadrat më të mira gjë të cilën e kanë arritur për tre herë në Botërore, por ata duan çerekfinalet.