E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja merr presidencën e Bashkimit Europian

Spanja, në ndërrimin e akrepave të orës ka patur një motiv më shumë se vendet e tjera të Europës për të festuar. Të gjithë qytetarët duke përfshirë edhe drejtuesit më të larte tëvendit iberik, kanë ngritur dolli dhe kanë uruar për një vit të mbarë, pasi 1 janari, ndër të tjera e gjen Spanjën edhe në presidencën e rradhës të Bashkimit Europian. Në këtë mënyrë, teksa ne Madrid, Barcelonë, Valencia apo qytete të tjera të vendit sipas traditës fishekzjarret nuk kanë munguar në çastet e ndërrimit të viteve, Spanja ka marrë zyrtarisht edhe kryesimin e Unionit Europian.
Kjo është hera e tretë që Spanja do të kryesojë BE-në, por këtë rradhë do të jetë më ndryshe se dy herët e para, pasi nuk do t'i perkasë më kryeministrit spanjoll, roli i kryesuesit. Pas hyrjes në fuqi të Traktatit të Lisbonës, do të funksionojnëe edhe strukturat e reja të përcaktuara në të si presidenti apo sekretari i jashtëm. Megjithatë, presidenca spanjolle do të përballet me sfida të mëdha ekonomike si rrjedhojë e krizës, pavarësisht se tashmë duket sikur ajo është lënë pas. Per këtë arsye, Spanja duhet që të përcaktojë sfidat e reja për rritjen ekonomike dhe punësimin.
Për të arritur programin e saj ambicioz, Madridi ka vënë në dispozicion edhe një fond prej 86 milionë eurosh.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›