Vjedhjet tre te rinj vihen ne pranga brenda disa oresh
TIRANE - Tre persona jane vene ne pranga per vjedhje te ndryshme. Arrestimet jane bere ne Tirane. Policia e kryeqytetit tha dje se ka vene ne pranga tre persona mbi akuzen e vjedhjes gjate 24 oreve te fundit ne kryeqytet. Efektivet e Komisariatit Nr. 3 kane bere te mundur kapjen e shtetasit ne kerkim Ervin Haraciu 28 vjec nga Tirane i denuar me 7 korrik te ketij viti me nje vit burg nga Gjykata e Rrethit te Tiranes per vepren penale te vjedhjes. Po ashtu nga policet e ketij komisariati eshte arrestuar ne flagrance edhe 20-vjecari Emiljano Fukulaj. Ai eshte kapur ne rrugen Ded Gjon Luli duke i vjedhur nga qafa varesen e floririt nje gruaje. Po keshtu policia e kryeqytetit ka prangosur ne oren 5 te mengjesit te djeshem dhe 25-vjecarin Elton Meta banues ne rrugen Njazi Meka. Sipas burimeve nga policia e Tiranes Meta eshte kapur duke vjedhur ne marketin Toni prone e nje shtetasi ne rrugen e Dibres. Ne cilesine e proves materiale te arrestuarit iu sekuestruan 660 leke nje pale pinca dhe 100 paketa cigare te markave te ndryshme. Materialet e hetimit per te tre personat e arrestuar per vjedhje i kane kaluar prokurorise se Tiranes per ndjekje te metejshme.
7 Shtator 2010