Spanja në gjysmëfinale,Afrika e Jugut shpreson ende
Spanja vazhdon të fitojë, por këtë herë nuk e ka pasur dhe aq të lehtë. Djemtë e trajnerit Visente del Boske kanë barazuar rekordin e Italisë dhe Francës për numrin e fitoreve radhazi, pikërisht 14-të. Përballë Irakut, iberikët e patën të vështirë të zhvillojnë të njëjtën paraqitje si ndaj Zelandës së Re. Trajneri Milutinoviç kishte ndërtuar një skuadër mbrojtëse, e cila për pjesën më të madhe të ndeshjes bëri një punë mjaft të mirë. Goli i fitores erdhi në minutën e 55-të, kur David Vila goditi saktë me kokë brenda zonës kundërshtare. Kaq mjaftoi për t’i dhënë Spanjës tri pikët dhe mbi të gjitha, një biletë për në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave. Trajneri Del Boske ka shprehur pas ndeshjes se nuk ka preferenca, përsa i përket kundërshtarit. “Nuk mendoj aspak për skuadrën që do kemi përballë në gjysmëfinale, por vetëm për të përmirësuar akoma më shumë lojën tonë. Ekziston mundësia që të ndeshemi me një midis Italisë dhe Brazilit, por do jetë momenti për treguar forcën tonë”, tha Del Boske. Ndërkohë, edhe Afrika e Jugut ka arritur të fitojë. Vendi organizator ka mbajtur premtimin e bërë për tifozët, duke e mundur Zelandën e Re dhe duke qenë në pozitat e duhura për të siguruar një biletë për në gjysmëfinalet e kupës së Konfederatave. Sulmuesi Bernard Parker ka qenë heroi i vendësve, pasi ishte pikërisht ai autori i dy golave në suksesin 2-0. Afrikano-jugori kaloi në avantazh të tijtë në minutën e 22-të, ndërkohë që shënoi edhe golin e sigurisë në të 55-ën, duke bërë që ekipi të renditet në vendin e dytë të grupit me katër pikë, pas dy ndeshjeve të para, ndërkohë që ndeshjen e tretë do ta ketë përballë Spanjës.
Spanjë 1
Irak 0
Goli: Vila 55’
Spanja (4-4-2): Kasijas, Ramos, Pike, Marçena, Kapdevila, K.Alonso, Kazorla (Silva 67’), Ksavi (Buskets 82’) Mata, Vila (Guiza 74’), Torres
Trajner: Visente Del Boske
Iraku (4-5-1): Kasid, Shaker, Karim, Maxhed, Rehema, Abas, Mejbel (Karem 60’), Khalid, Akram, Mohamed (Jasim 69’), Zahra (Mahmud 80’)
Trajner: Bora Milutinoviç
Kartonë të verdhë: Ksabi Alonso, Marçena / Abas
Spektatorë: 30,512
Arbitër: Matë Breze
Afrika e Jugut 2
Zelanda e Re 0
Golat: Parker 21’, 52’
Afrika e Jugut
(4-4-2): Khune, Gaksa, Mokoena, Both, Masilela, Pienar, Digacoi, Sibaja, Modise, Parker (Tshabalala 81’), Fanteni (Mashego 62’)
Trajner: Zhoel Santana
Zelanda e Re
(4-4-2): Mos, Maligan, Vikelik, Bojens, Lokhed, Eliot, Kristi, Braun (Uton 55’), Bertos (Xhejms 66’), Kilen (Vud 75’), Smeltz
Trajner: Riki Herbert
Kartonë të verdhë: Pinear / Kristi, Bojens, Smeltz, Vikelik
Arbitër: Benito Arkundia
Spektatorë: 38,812