Arshavin: “Barcelona, ëndrra ime”

Fantazisti rus Andrei Arshavin pohoi se ai zemra e tij e këshillonte të transferohej te Barcelona pas përfundimit të Kampionatit Europian. Arshavin, i cili është një nga yjet e Euro 2008-s dhe futbollisti që ndihmoi Rusinë të ishte në gjysmëfinale, gjithashtu ishte i ludhur me një lëvizje drejt Premier Ligës angleze. Por, mesfushori 27-vjecar i Zenit St. Petërsburgut, tha se ai do të dëshironte të luante për klubin që ai ka bërë tifozllëk që kur ishte fëmijë. "Barcelona është ëndrra ime. Unë kurrë nuk kam menduar se do të kisha një shans për të luajtur për këtë klub", - tha Arshavin. Ai shtoi: "Unë e kam mbështetur Barcelonën gjatë gjithë jetës sime, le të shohim sesi do të ecë situata. Për momentin nuk mund të them asgjë". Arshavin ka treguar një performancë të jashtëzakonshme në Kampionatin Europian. Arshavin nuk e fshehu admirimin edhe për kampionatin anglez. "Unë i shoh ndeshjet në tv, është liga më e mirë në botë', - tha ai. Arsenali e Celsi kanë bërë publike interesimin e tyre për Arshavin, edhe pse ai dëshiron të luajë për gjigantët spanjollë. "Unë dëshiroj të ndryshoj klub. Nuk ka ndinjë diferencë midis Anglisë dhe Spanjës. Është një tjetër nivel për mua". Trajneri i Zenitit, Dik Advokat tha se ai ishte gati të humbiste yllin e tij kur të përfundonte turneu. "Unë e kuptoj se ai dëshiron të luajë në Europë", tha Advokat për "BBC RaDIO 5". "Unë mendoj se ai ka disa klube në mëndjen e tij, disa në Angli e disa në Spanjë, pasi këto janë dy vendet e vetme ku ai dëshiron të luajë. Kur ju humbisni një nga lojtarët tuaj kryesorë nuk do t'iu vinte mirë si trajner, por ja që duhet të jesh realist". Arshavin ishte i pezulluar në dy ndeshjet e parë të Rusisë në Eur0 2008, por ai është gati të marrë hak kundër Spanjës në gjysmëfinale, kur ndeshja e parë në fazën e grupeve përfundoi 4-1 për spanjollët.
"Është e vështirë të them se cila nga ligat do t'i përshtatej atij më mirë",- shtoi Advokat. "Ne luajmë shumë a pak me sistemin 4-3-3 dhe lojtarët tanë kanë shumë liri në lojë. Unë nuk jam i sigurt nëse trajnerët e tjerë do t'i japin atij lirinë , pasi përndryshe do të ishte e vështirë ta përdornit atë. Ai ka nevoë për lirë të bëjë atë që ai mendon si më të mirën për ekipin. Unë kam punuar për të për dy vjet dhe ai është një lojtar shumë i talentuar. Ai sapo ka mbushur 27-vjec, është shumë i shpejtë, ai ka një gjuajte të shkëlqyer me të dyja këmbët, dhe përvecse mund të shënojë ai mund të ofrojë edhe për lojtarët e tjerë".