Spanja ngjitet në podiumin e Europës!
Me 3 Europianë dhe 1 Botëror të fituar, La Roja kapërcen Francën dhe vihet në ndjekje të Gjermanisë dhe Italisë
Spanja tashmë ka nisur gjuetinë. Gjermania është ende kombëtarja europiane me më shumë suksese, Italia ndjek e dyta (me një titull më pak, por një Botëror më shumë), ndërsa Spanja është përfundimisht forca e tretë: 1 kampionat botëror dhe 3 Europianë. 4 suksese, 3 prej të cilave në 4 vitet e fundit tepër impresionuese.
A do të ndalen? Nëse këtë diskutim e zgjerojmë në arenën botërore, Brazili mbetet i paarritshëm me 5 Botërorë, 8 Kupa Amerike (e cila luhet me një ritëm më të shpeshtë) dhe 3 Kupa Konfederatash: por kjo është një tjetër histori.
Italia Itali-Gjermani, sa i përket titujve të fituar, mbetet ende derbi i Europës, edhe pse gjermanët nuk fitojnë ndonjë trofe prej 16 vitesh. Axurrët janë në kuotën 5, Botërorë 4 dhe Europianë 1. Të shpërndara gjatë gjithë harkut të historisë së këtyre turneve:
Botërorët janë fituar në 34, 38, 82 dhe 2006, ndërsa Europiani (një kompeticion me më pak fat për ta) në 68-n. Shtojmë këtu edhe disa finale të humbura: 70, 94 sa i përket Botërorëve dhe 2000, 2012 Europianëve.
Gjermania Duke qenë më shpesh prezente nëpër finale, shumica të humbura, Gjermania është ende përpara axurrëve me 6 fitore. Janë 3 numri i Botërorëve (54, 74 dhe 90 të gjitha nga Gjermania Perëndimore), janë po 3 numri i Europianëve (72, 80, 96, kjo e fundit e vetmja e Gjermanisë së bashkuar). Duhet të shtojmë edhe Kupën e Konfederatave të 99-s. Janë të shumta finalet e humbura: 66, 76, 82, 92, 2002 dhe 2008.
Spanjë-Francë Në ndjekje të dy gjigantëve është një çift kombëtaresh, që ka fituar pothuajse gjithçka në periudhën e fundit. Në fillim ishte Franca, e cila futet mes ekipeve fituese me Euro 84, por duke shtuar më pas Botërorin 98 dhe Euro 2000 (me gol të artë ndaj Italisë).
Tashmë është ndalur. Por, në rritje të paimagjinueshme është Spanja: pas Euro 64, vjen tripleta e bujshme pas 44 vitesh mungesë, titujt e 2008, 2010 dhe 2012. Me 4 suksese deri tani, arritja e Italisë duket shumë e afërt.
Të tjerat Në fund, një listë me kombëtare me vetëm 1 fitore në palmaresin e tyre. Sigurisht, ajo e Anglisë (Botërori 66) vlen më shumë, por është shumë pak për një vend, i cili ka shpikur futbollin. Ja dhe lista e atyre, që e kanë fituar të paktën 1 herë Europianin, turne më të hapur në krahasim me Botërorin:
Bashkimi Sovjetik 60, Çekosllovakia 76 (me penallti ndaj Gjermanisë), Holanda 88 (pas dy finaleve radhazi të humbura në Botërorët 74 dhe 78) dhe në fund dy surprizat: Danimarka 92 dhe Greqia 2004. Nuk ka fituar kurrë një trofe Portugalia, kombëtarja e yjeve si Euzebio apo Kristiano Ronaldo.
