E Shtunë, 31 Tetor 2026

Netzer: Për të fituar tituj, Gjermanisë i duhet personalitet

Nuk kemi më nevojë për të thënë se janë futbollistë në zhvillim, skuadrës i duhen liderë me personalitet dhe jo ata që bëjnë politikën personale të trajnerit

Përse Gjermania, skuadra më e kuotuar për të fituar Evropianin dështoi? Përse kjo skuadër, e cila kishte 15 fitore radhazi, kundër Italisë u duk një skuadër mëse normale. Dhe së fundi çfarë i mungon ende kësaj skuadre për të fituar një trofe të madh?

Pyetje të cilave në një analizë të plotë i jep përgjigje, fituesi i parë i trofeut Europian për Gjermaninë,  lideri i skuadrës në 1972-in dhe njëkohësisht sot në rolin e analistit në kanalin më të madh gjerman ARD, Gunter Netzer.

Gjithmonë kam pyetur veten se përgatitja e Gjermanisë për ndeshjen gjysmëfinale kundër Italisë është bërë nga vetë trajneri Joakim Lëv si një politike personale, e cila deri në këto momente i kishte dhënë shumë suksese, apo ka pasur diçka tjetër.

Nuk e di, por në një retrospektivë, më duhet të them se përgatitja ka rezultuar shumë false. Pavarësisht respektit ndaj trajnerit, të cilin më duhet ta them dhe gjendjes së tij shpirtërore jam i vetëdijshëm për gabimet e tij

Përgjigja për atë që thashë më lart mund te jetë e ekzagjeruar, – vazhdon Netzer, – ashtu sikundër edhe elozhet për trajnerin e kombëtares gjermane. Megjithatë unë i shpreh atij të gjitha komplimentet e mia të cilat  ai i meriton. Ai padyshim është një ndër trajnerët më të mirë në botë.

Por për mua një pyetje qëndron ende pezull, përse Gjermania nuk fiton me tituj? Eshtë e pamundur të bësh një skuadër me futbollistë, të cilët kanë një personalitet, pa i futur atyre brenda temperamentin.

Por edhe nëse kanë nevojë për mbështetje të plotë dhe natyrisht atë të trajnerit, ai duhet të jetë i bindur se këta futbollistë mund dhe duhet të bëjnë diçka speciale për skuadrën.

Shpesh shumë trajnerë nuk e bëjnë këtë, duke menduar se askujt në fushën e lojës nuk mund ti jepen të drejta speciale. Por në më të shumtën e rasteve kurajo e trajnerëve ka treguar të kundërtën, kuraja e tyre është vlerësuar jashtëzakonisht shumë.

Shumë trajnerë, në të kundërt kanë lavdëruar vetëm atë që quhet hierarki, duke bërë të vjellin vrer  të tjerët e duke humbur në këtë mënyrë personalitetin e të tjerëve.

Megjithatë çdo skuadër në botë kur ka fituar, ka pasur personalitet në fushë. Kanë qenë ata, të cilët kanë marrë në dorë fatet e skuadrës, kanë bërë çfarë të donin, duke treguar përgjegjësi të plotë, pikërisht në momentet që skuadra ka pasur më shumë nevojë.

Prania e futbollistëve të tillë ka rezultuar e jashtëzakonshme, ndonëse fati i tyre është vendosur shpesh edhe nga kritika të jashtëzakonshme, kur skuadra nuk ka dhënë atë që duhet.

Ajo që dua të them në këtë kontekst qëndron në faktin se egoizmi i ekzagjeruar apo ajo që quhet kult i personalitetit te tyre ka qenë shpesh shkatërruese për skuadrën. Këta futbollistë duhet të luajnë për skuadrën dhe të venë klasin e tyre në funksion të grupit.

Çdo ekip futbolli ka nevojë për një hierarki, por ajo duhet të qëndrojë në faktin e shtytjes përpara të skuadrës, por jo të jetë hierarki në stol. E pra Gjermania nuk realizoi asnjë prej tyre.

Pas kësaj kaloj te Gjermania ime. Nuk jemi Italia, nuk kemi qenë në gjendje të realizojmë asgjë. Më duhet të bëj një definicion për futbollistët e kombëtares gjermane. Janë futbollistë të vërtetë, apo në zhvillim?

Filip Lam prezantohet si një kapiten përballë telekamerave në mënyrë brilante lidhur me retorikën e vet. Por kur foli ishte në shtëpinë e tij në Mynih dhe ka folur se duhet te ecim përpara natyrisht fliste për ndeshjen kundër Holandës mjaft të dobët.

Edhe ai sulmoi, por efikasiteti i tij ishte mjaft i dobët, ndërsa Bastian Shvajnshtajger është thjesht natyra e një lideri.

I kam thurur elozhe për topat e dhënë në drejtim të Mario Gomez në ndeshjen kundër Holandës, por njëkohësisht kam thënë se një gjë e tillë nuk mund të vlejë thjesht për një ndeshje, ajo duhet të vijë regullisht në çdo takim. Kaq mjafton për të thënë se edhe ai nuk mjafton.

Lukas Podolski është një futbollist i kombëtares thjesht se Lëv e do me patjetër, por ai asnjëherë nuk ia ka shpërblyer besimin trajnerit të tij. Shkurt trajnerin e tradhtuan të besuarit e tij. Federata gjermane nëpërmjet presidentit e ka thënë shpesh se Lëv do vazhdojë.

Ajo kurrë ndonjëherë nuk i kishte krijuar skuadrës kombëtare kushte me të mira se këto, megjithatë këto janë më shumë se sa çduhen për të bërë një gjë të mirë. Kësaj skuadre i duhet më shumë personalitet, – e mbyll Netzer.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›