E Shtunë, 31 Tetor 2026

Spanja nis përgatitjet, vizitë nga Princi Felipe

MADRID- Princi Felipe i Spanjës vizitoi të hënën skuadrën kombëtare, në ditën e saj të parë të grumbullimit për Kupën e Botës Afrika e Jugut. Ai shprehu mbështetjen e familjes mbretërore për ekipin përfaqësues, ndërsa u shpreh optimist për shanset e skuadrës që të triumfojë në Kupën e Botës. Vizita e Princit konçidoi me hapjen e muzeut të Federatës, ku ai ai nderoi me medaljen e artë ish-portierin e kombëtares Andoni Zubizareta, ish-sulmuesin e kombëtares Raul Gonzales dhe portierin Iker Kasijas. Pasi u shpall kampione e Evropës në vitin 2008, Spanja është favoritja kryesore për të fituar edhe trofeun e Kupës së Botës në Afrikë, duke kaluar edhe Brazilin. Me një skuadër galaktike, ku luajnë disa prej futbollistëve më të mirë të botës, iberikët synojnë që të fitojnë Botërorin e parë në historinë e tyre. Spanja ndodhet në grupin H të kampionatit botëror, bashkë me Zvicrën, Kilin dhe Hondurasin.
(e.n/A.Latifi/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›