Spanja rishikon pushimet masive nga puna
dhe se ata do ta amendojnë ligjin. Miratimi në parim nga parlamenti i ka hapur rrugën një procesi të gjatë të debatit mbi ligjin dhe mundësive që ai të amendohet. Ky proces debati dhe amendimi mund të marrë deri në një vit kohë. Të djathtë në opozitë, thanë se amendimet në ligj do të synojnë ulje më të madhe të kostos së pushimit nga puna të punonjësve. Spanja doli nga recesioni në tremujorin e parë të këtij viti dhe qeveria e Zapateros, ka miratuar një program të masave ekonomike për të bindur tregjet, se po lufton seriozisht deficitin buxhetor dhe se po parandalon kontaminimin nga kriza greke e borxheve sovrane. Reforma ekonomike përfshiu edhe uljen e kostos për pushimin nga puna, që ishte dhe më e larta në botën e industrializuar.
Taksa mbi bankat, shmanget G20
Gjermania, Franca dhe Britania, publikuan planet për zbatimin e një takse mbi bankat me synimin për të mbuluar koston e krizës financiare. Vendimi është marrë pa pritur diskutimin e temës me partnerët e rëndësishëm globale në takimin e G20 në Toronto. Në një deklaratë të përbashkët tre ekonomitë më të mëdha të Evropës thonë se ato janë të përkushtuara në përmbushjen e axhendës ambicioze të reformës së sektorit financiar të miratuar nga G20," porse koha e aplikimit të kësaj takse, tregon se europianët nuk kanë shpresa se në takimin e Toronto do të arrihet një marrëveshje për taksën mbi bankat. Në takimin e Koresë së Jugut, në fillim të muajit Ministrat e Financave të G20, hodhën këtë propozim për shkak të rezistencës së Japonisë dhe Kanadasë. Në Shtetet e Bashkuara, Senatorët përpiluan me urgjencë ligjin përfundimtar të reformës financiare, për tu paraqitur si një model reforme për partnerët në takimin e Torontos. Reforma që do miratohet në fillim të korrikut nga Presidenti Obama, nuk përfshin propozimin për taksë globale mbi bankat, porse ka shumë shanse që Kongresi Amerikan, të marrë në shqyrtim kë të ide në fund të këtij viti.
Obama: Ekonomia nuk po ecën si duhet
Presidenti Amerikan Barack Obama, tha se pavarësisht se ekonomia amerikane po zgjerohet, ai nuk ishte i kënaqur me progresin, pasi norma e rritjes nuk është aq sa duhet dhe sa pritej. Për këtë arsye sipas presidentit tashmë vendit i nevojiten politika fiskale të specifikuara, për të garantuar një masë më të madhe të rritjes ekonomike. "Mbi gjysmë milioni vende të reja pune janë krijuar në sektorin privat që nga fillimi i këtij viti. Por njëkohësisht jemi të ndërgjegjshëm se ne nuk po lëvizim aq shpejt sa dëshirojmë," tha Obama për gazetarët, pas mbledhjes së kabinetit në Shtëpinë e Bardhë. Duke ju referuar deficitit buxhetor në nivele rekord dhe borxhit të jashtëzakonshëm publik, ligjvënësit amerikanë kanë kërkuar nga administrata amerikane, që të mos shpenzohet më shumë para nga taksapaguesit, përmbi shumën 787 miliardë dollarë të programit të paketës së emergjencës fiskale, pasi garantohet rritja e nivelit të punësimit.